U turpërua nga Frankfurt, Bayern shkarkon Niko Kovaç

AKTUALITET


Niko Kovaç nuk është më trajner i Bayern Munich. Ky është njoftimi zyrtar i klubi, pasi drejtuesit, Uli Hoenes, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic, arritën marrëveshje për zgjidhjen e konratës me trajnerin kroat. Vendimi erdhi një ditë pasi skuadra e Bayern Munich u turpërua nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 5-1.

Karl-Heinz Rummenigge u shpreh se vendimi erdhi pas rezultateve jo të mira të skuadrës në ajvët e fundit. “Performanca e ekipit në javët e fundit dhe rezultatet na kanë treguar se kishte nevojë për veprim”, tha ai duke shtuar se “gjithçka u arrit me konsensus që trajneri dhe klubi të ndërprisnin bashkëpunimin mes tyre”.  

Për momentin, ndihmës trajneri Hans Flick do të jetë në krye të skuadrës së Bayern, duke u përgatitur për ndeshjet e rëndësishme të Champions League kundër Olympiakos Piraeus të mërkurën e ardhshme dhe kundër Borussia Dortmund të shtunën tjetër.

“Tani pres një zhvillim pozitiv nga lojtarët tanë dhe motivim absolut për të arritur qëllimet tona për këtë sezon,” thotë Drejtori i Sportit Hasan Salihamidžić. Ndërkohë, vetë trajneri Niko Kovač tha: “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin për momentin. Rezultatet, dhe gjithashtu mënyra se si ne luajtëm për herë të fundit, më bënë të marr atë vendim”, tha ish-trajneri i Bayern, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin në gati dy vite.



Skip to toolbar