Bayern vendos: Flick, trajner deri në fund të sezonit

AKTUALITET


Bayern Munich njoftoi të dielën se Hansi Flick do të jetë trajneri i parë i skaudrës deri në fund të sezonit. Lajmi bëhet i ditur disa javë pasi zëvendëstrajneri Flick, mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Niko Kovaç për shkak të rezultateve të dobëta. CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge u shpreh se është shumë i kënaqur me punën e bërë nga Flick gjatë këtyre javëve.

“Ne jemi shumë të kënaqur me punën e Hansi Flick. Ndryshimi ka qenë i jashtëzakonshëm, si në aspektin e cilësisë së lojës sonë, ashtu dhe të rezultateve të arritura. Ne vendosëm një rekord të ri në historinë 28-vjeçare të Ligës së Kampionëve me gjatë fitore në gjashtë ndeshje në fazën e grupeve dhe në Bundesliga jemi rikthyer në një distancë të afërt me ekipet e kreut të renditjes”.


Pak javë më parë, Bayern Munich shkarkoi trajneri kroat, Niko Kovaç për shkak të rezultateve të dobëta. Për këtë arsye, ekipi bavarez i besoi përkohësisht rolin e trajnerit ish-ndihmësit të Kovaç, Hansi Flick. Që në ndeshjet e para në krye të stolit të Bayern, Flick dha rezultate të prekshme, pasi ekipi mori disa fitore radhazi. Drejtuesit e Bayern Munich nuk u nxituan të emëronin një trajner të ri duke pritur të shihnin vazhdimësinë e ekipit. Tashmë ata janë bindur se edhe nën drejtimin e Flick, Bayern mund të arrijë objektivat.




Skip to toolbar