Policia e Kurbinit ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili dyshohet se duke qëlluar në ajër me armë pa leje, terrorizonte lagjen ku jeton.
Në pranga ka rënë K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin. Policia deklaroi zyrtarisht se ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.