Ngacmuan vajzat në leksion, sherr masiv mes studentësh

AKTUALITET


Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pasditen e së hënës në Qytet Studenti, me pasojë plagosjen e tre personave. Ngjarja është shënuar rreth orës 17:20, në ish-mensën e Qytetit Studenti, ku viti i tretë i Financës po zhvillonte leksion.

Siç raporton News 24, në sallë kanë hyrë dy djem, që nuk ishin pjesë e fakultetit, dhe kanë ngacmuar dy vajza. Menjëherë kanë ndërhyrë djemtë e grupit, duke i përzënë ngacmuesit.

Por, rreth orës 19:00, kur ka mbaruar mësimi, studentët kanë dalë jashtë për t’u larguar nga ish-mensa, por janë konfrontuar me dy djemtë, të cilët kishin thirrur për mbështetje edhe shokët e tyre.

Për pasojë, nga sherri kanë përfunduar në spital tre të rinj. Raportohet se mësimi i studentëve të Ekonomikut po zhvillohej tek ish-mensa e QS, pasi ambientet e fakultetit janë në rikonstruksion.



Skip to toolbar