Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Presidentit Meta, i cili kërkoi pezullim të procesit për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese. KED gjatë mbledhjes së të enjtes vendosi t’i përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit për secilin nga 4 kandidatët të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin saj KED le të kuptosh se Meta nuk ka pse pezullon procesin dhe të presë edhe ai 7 ditë për të dhënë përgjigjen dhe e dyta KED tregon se me listat e dërguar nuk ka shkelur asnjë ligj dhe afat kohor, por ka bërë detyrën e tij duke shqyrtuar dhe dërguar institucioneve të gjithë kandidaturat. Pra në këtë mënyrë KED pranon se ligjërisht është në rregull dhe nuk mund të jap asnjë mendim në lidhje me kërkesën e Metës për “pezullim të procesit.”
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme, datë 07.11.2019, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese”.
Në kushtet kur i ka përfunduar procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për katër vende vakante, dy për secilin organ emërtese, përkatësisht për Presidentin e Republikës dhe Kuvendin, duke dërguar pranë tyre edhe Listat Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve, Këshilli vlerësoi ti përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11133 datë 04.03.2019, për disponibilitetin e dërgimit të të cilave KED ka vënë në dijeni këtë organ emërtese me Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e këtij vendi vakant, përcjellë pranë institucionit të Presidentit me shkresën nr. 553 prot datë 08.10.2019.” shkruhet në reagimin e KED.
Gjatë të enjtes presidenti Meta kërkoi pezullim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit të dytë me arsyetimin se po shkelet Kushtetuta. Meta tha nuk mund të zgjedh kandidatin e dytë pa folur ende Kuvendi, pasi atij i janë çuar dy lista me afat 30 ditor, që mbaroni pikërisht më 7 nëntor, ndërkohë që Kuvendi ende nuk ka zgjedhur nga lista e tij. Madje gjatë arsyetimit të tij, Meta tha se dosja për kandidatët nuk është e plotë dhe i dha KED një afat 5 ditorë për plotësimin e dokumentacionit për të 4 kandidaturat. Në këtë mënyrë Meta shtyu afatin e tij Kushtetues për të vendosur më 13 nëntor, në të njëjtën kohë kur i mbaron dhe afati i Kuvendit për të zgjedhur kandidatin e tij nga lista e dërguar nga KED.