Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

AKTUALITET


Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa Policia ka nisur procedimin penal ndaj tre personave të ngarkuar me monitorimin dhe mbrojtjen e territorit.S

Policia njofton se K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, dhe A. L., 64 vjeç me detyra përkatëse Shef monitorimi i Parkut Kombëtar dhe roje mjedisi, nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit që kishin në përgjegjësi.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore në Parkun Kombëtar të Lurës. Ndërkohë, Policia vijon intensivisht hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të zjarrit dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i plotë:

Lurë, Dibër/Vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e ngarkuar me përgjegjësi në lidhje me zjarrin në parkun kombëtar të Lurës. Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, shefi i monitorimit të parkut dhe 2 roje mjedisi.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për dokumentimin e rrethanave të zjarrit në parkun kombëtar të Lurës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, me detyra përkatëse Shef monitorimi i parkut kombëtar dhe Roje mjedisi, nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit në përgjegjësinë e tyre. Si pasojë, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar