Po bënin gara me makina, si vdiq tragjikisht 17-vjeçari në aksident

AKTUALITET


17 vjeçari Kristjan Vasili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në rreth rrotullimin pranë TEG-ut. Policia dyshon se të rinjtë kanë qenë duke bërë gara me makina dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe nuk kanë ruajtur dot kontrollin mbi makinën ndaj dhe automjeti tip Benz me targë AA 131 ZZ, është përplasur me mjetin tip ‘Porche’.

Nga verifikimet e policisë shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen pasagjeri, i cili ndodhej në mjetin ‘Benz’, shtetasi Kristjan Vasili, vetëm 17 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si  Alban Dervishaj dhe Rei Oka të cilët po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet pa rrezik për jetën.

Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Të shtunën në mbrëmje, pak para mesnate një tjetër aksident tragjik i mori jetën dy 17-vjeçareve që ktheheshin nga një festë ditëlindjeje, ndërkohë që drejtuesi i automjetit me të cilin ato udhëtonin, u vu në pranga sepse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe kishte qenë në gjendje të dehur.



Skip to toolbar