“Një nga banorët ka humbur jetën. Është zyrtare. Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për këtë”. Kështu u shpreh për ABC news ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Astiri ku banorët kanë protestuar në mënyrë të dhunshme kundër policisë dhe punonjësve të IKMT që kanë nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Madje Pampuri i tha edhe emrin protestuesit duke shkaktuar tronditje tek familjarët e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Mahmut Himallari, për të cilin ajo tha se ka ndërruar jetë por autoritetet po e fshihnin këtë fakt.
Por e gjithë kjo deklaratë e Pampurit rezultoi një fake news pasi në të vërtetë shtetasit Himallari është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe siç shihet në foto është jashtë rrezikut për jetën.
Edhe policia konfirmoi përmes një reagimi për mediat se nuk ka asnjë viktimë nga përplasjet mes banorëve dhe policisë te Unaza e madhe.