Në datat 16-17 nëntor në Tiranë në sheshin Skënderbej qeveria do të zhvillojë një panair me produktet bujqësore që “flasin shqip”. Vetë kryeministri Edi Rama i fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen sheshit Skënderbej për të mos “humbur takimin” me bujqësinë shqiptare.
Rama njofton se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.
“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.