Gjendet i vdekur në mes të rrugës një i ri

AKTUALITET


Një person është gjetur i vdekur në mes të rrugës në Vlorë. Policia e ka identifikuar të riun 34-vjeçar me inicialet K.D., i cili është dërguar në morgun e spitalit rajonal të qytetit të Vlorës ku pritet të zbardhen edhe shkaqet e vdekjes.

Në trupin e viktimës nuk raportohet për shenja dhune apo plagë të tjera. Deri tani nuk dihen detaje të vdekjes së tij.


Ai është gjetur i pajetë në lagjen Kushtrimi në Vlorë.




Skip to toolbar