Një biznesmen spanjoll qëllohet me 7 plumba jashtë vilës së tij luksoze duke humbur jetën në vendngjarje. Biznesmeni Peter Andrew Williamson sapo u kthye nga palestra dhe po parkonte makinë e tij, në momentin që një makinë tjetër ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në Salford të Anglisë.
Të 7 plumbat e kanë prekur 39-vjeçarin afër zemrës, dëshmi se ai është qëlluar nga persona profesionist duke mos gabuar me asnjë gjuajtje të tyre.
Pista kryesore e hetimit është ajo e lidhjes së biznesmenit me drogën, pasi ai ishte arrestuar më herët nga autoritetet spanjolle për trafik droge.