Policia në Kurbin ka bërë disa kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim. Gjatë këtyre kontrolleve u kap në një lokal një 39-vjeçar, i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
“Arrestimi i M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, pasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, deklaroi policia. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.