Situata e jashtëzakonshme nga tërmeti, ku u shënuan 51 viktima e qindra të plagosur, ka bërë që Presidenti Ilir Meta të mbledh të hënën Këshillin e Sigurisë kombëtare.
Në fakt ky vendim i Metës pritej prej ditësh. Megjithatë, Presidenti ka vendosur që të zhvillojë mbledhjen me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, 6 ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, thotë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.