Shemben 5 pallate në Thumanë, vijon puna me objektet e tjera

AKTUALITET


Thumana, një nga zonat më të prekura dhe dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nisur në shembjen e pallateve që janë kthyer në të pabanueshme.

IKMT ka nisur punën me shembjen që në orën 09:00 të së dielës dhe vijon ende me shembjen e tyre. Deri në orët e pasdites janë shembur 5 pallate në Thumanë, tre pallte me nga 5 kate dhe dy me nga 3 kate.

Familjet që jetonin në këto pallate janë akomoduar në vende të ndryshme si hotele, çadra apo duke qëndruar tek të afërmit.

Ekspertët vijojnë punën me identifikimin dhe prishjen e objekteve të tjera që janë dëmtuar në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit.



Skip to toolbar