Dëmet e tërmetit, nis shembja me ekskavator e hotel Lubjanës në Durrës

AKTUALITET


IKMT ka nisur shembjen e hotel Lubjanës në Durrës, e cila mbeti e shkatërruar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Fatmirësisht nga kjo ndërtesë, e cila pësoi dëme të madha në strukturë nuk mbeti asnjë viktimë, por godina u kthye në të pabanueshme.

Prishja e saj nisi rreth orës 15:00 të së dielës, ndërsa po punohet me kujdes për shembjen e saj në pjesë të caktuara, për shkak të afërsisë me banesat e tjera që ka përreth.


Fillimisht u diskutua se mund të kishte një shembje me eksploziv, por për shkak të ndërtesave të tjera që ishin pranë u vendos prishja e saj në mënyrë graduale me ekskavator.

Hotel Lubjana ishte ndërtuar pa leje në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa njerëzit që ndodheshin në të mëngjesin e tërmeti arritën të dilnin të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.




Skip to toolbar