“Duhen ligje të reja që ndërtesat t’u rezistojnë dhe tërmeteve 8 ballë”

AKTUALITET


Tragjedia që la tërmeti ku shënoi 51 viktima dhe disa objekte të dëmtuara ka qenë debat mes inxhinierëve të ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 në lidhje me cilësinë e ndërtimeve. Të gjithë kërkuan që të ketë ndërhyrje në ligj dhe të vendosen kode të reja në mënyrë që ndërtesat që do ndërtohen t’u rezistojnë edhe tërmeteve 8 ballë.

Avenir Kika , pjesë e Shoqatës së Ndërtuesve tha se do të kërkojë  ndryshime në kod dhe do u kërkojë ndërtuesve që të marrin masa dhe të bëjnë ndërtime të atilla, që t’ju rezistojnë edhe tërmeteve 8 ballë.

Unë në projektet e reja që do të bëhen do ua kërkoj që ndërtesat të bëhen të atilla që të rezistojnë edhe në tërmete 8-ballësh. Që sot duhen kode të reja”, u shpreh Kika

Edhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu tha se ndërtimet sot janë të mira, por me situatën e krijuar duhen ndryshuar edhe ligjet në mënyrë që të shihen gabimet në zbatim dhe të mos fitojë makutëria e njerëzve.

“Ka një ligj që është ligji 8402, që përcakton gjithçka. Ky ligj përcakton radhën shumë të mirë, bëhet projekti, thirret konstruktori etj. Ligji e përcakton saktë si bëhet gjithë puna, ka një supervizor, ka edhe kontrolle. Kontrollet e objektit janë kontrolle që bëhen nga bashkitë, bëhen kontrolle të karabinasë, e gjithë objektit, nuk ka kontroll përpos supervizorit nga ana e mënyrës së ndërtimit. IKMT kontrollon ndërtimet. Ndërtesat sot janë mirë, por me situatën duhen ndryshuar edhe ligjet. Ne jemi inxhinierë, duhet të shikojmë punën tonë. Duhet të shohim ku e patëm defektin, defekti ishte në zbatim. Ishte makutëria e njerëzve. Duhej bërë gjithçka sipas kontrolleve teknike,” tha Hysenlliu

Ervin Paci, inxhinier ndërtimi tha se “duhet që të bëhet një hartë e re dhe një ligj i fortë për ndërtimet që të mos përsëriten më tragjedi të tilla.”



Skip to toolbar