De Biasi, fushatë për mbledhje fondesh për tërmetin: Forca Shqipëri

AKTUALITET


Ish trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, i pari dhe i vetmi, i cili udhëhoqi ekipin përfaqësues në një aktivitet madhor si “Euro2016” nuk e ka harruar Shqipërinë dhe në këto ditë të vështira pas tërmetit katastrofik.

Gianni De Biasi, invito alla serata solidale di Carovigno in favore dell'Albania colpita dal terremoto

Gepostet von Bici E Solidarieta' Carovigno am Dienstag, 3. Dezember 2019

Tekniku italian i vjen dhe një herë në ndihmë vendit të tij, fundja Shqipëria është shtëpia e tij e dytë, pasi De Biasi ka dhe pasaportë shqiptare, këtë herë duke iu bashkuar dhe duke qenë ai promotor i një fushatë në Itali në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, De Biasi ka dhënë një mesazh sensibilizues. “Në 14 dhjetor miqtë e mijë organizojnë një aktivitet çiklistik për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të marrim pjesë të gjithë, të shumtë në numër. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri”.



Skip to toolbar