Tërmeti, Komisioni Europian dhuron 15 milionë euro për Shqipërinë

AKTUALITET


Komisioni Europian është solidarizuar me situatën e krijuar nga pasojat e tërmetit tragjik në Shqipëri, duke dhuruar 15 milionë euro për vendin tonë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. “Kisha një telefonatë me kryeministrin Edi Rama të dielën. Dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fjalë, prandaj do japim 15 milionë euro nga fondi menjëherë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh. Unë do ta marr sot në telefon Edi Ramën dhe ta vë në dijeni për këtë vendim”, deklaroi Presidentja e KE.

Sipas saj, BE-ja është në solidarizim të plotë me Shqipërinë me veprime, jo thjesht me fjalë. “Ne jemi duke mbështetur tashmë në terren, jemi të angazhuar të ofrojmë edhe më shumë. Deri tani, Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumania. Komisioneri Lenarcic do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku do të shohë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo me të qartë e te plote të gjendjes se ndërtesave te prekura si dhe për një vlerësim të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin. Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar”, tha ajo.

Bashkimi Europian, siç shkruante New York Times dy ditë më parë, është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar.

Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip I bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës. Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas.



Skip to toolbar