Nga murator në radikal, Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm

AKTUALITET


Emigranti shqiptar Florian Saraçi, 32 vjeç, banues në Villorba të Trevizos është dëbuar nga Italia, pasi konsiderohet si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në lidhje me radikalizmin islamik.

Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e anti-terrorit italian si person i përfshirë në një proces radikalizimi islamik në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias. Prej marsit të 2018-s ai kishte dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij si murator duke ndryshuar stilin e tij të jetës me veshje të fesë myslimane e mjekër.

Në shkurt të 2019, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre. Ai detyronte bashkëshorten të vishte vetëm veshje myslimane e të frekuentonte xhaminë.

Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë e ka firmosur urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri si person me rrezik kombëtar.



Skip to toolbar