“Banesat e siguruara i paguajnë kompanitë”, Ahmetaj: Deri tani dëmi 12 milionë dollarë

AKTUALITET


Komiteti i Rindërtimit ka zhvilluar mbledhjen me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe kompanitë e sigurimeve në lidhje me dëme dhe shpenzimet që duhet të mbulojnë të dëmeve që la tërmeti i 26 nëntorit.

Arben Ahmetaj bëri një bilanc të situatës ku tha se 1943 banesa janë në proces trajtimi nga firmat e sigurimit dhe me një dëm paraprak i bie që kompanitë e sigurimit të paguajnë 12 milionë dollarë Ahmetaj kërkoi nga kompanitë e sigurimit do të paguajnë për dëmet nga tërmeti si dhe të   dërgojnë listat e përfituesve, në mënyrë që procesi i rindërtimit të banesave të nis sa më shpejtë.


Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

“Ne nuk kemi akoma kulturën për të siguruar banesat nga tërmeti. Tashmë ka një rekord zyrtar që në tërmetin e 21 shtatorit kanë paguar 5 milionë dollarë dhe kanë dëmshpërblyer 70-80% të detyrimeve. Sa i takon tërmetit të 26 nëntorit, nga informacioni që kam ju jeni në proces vlerësimi, por deri më tani dëmet në proces trajtimi ose të dëmtuara janë 1943 banesa.  Dëmi total shkon gati 12 milionë dollarë deri më sot. Që do të thotë se kompanitë e sigurimit do paguajnë këtë shumë ndaj qytetarëve. Dëmi mund të shkojë deri në 25 milionë euro sipas informacioneve që kam marrë nga diskutimet tuaja. Dëmi i gjysmës së banesave të dëmtuara shkon në 12 milionë dollarë.  Dorëzoni sa më shpejt listat e dëmtuesve pranë komitetit të emergjencës në mënyrë që ata që do merren me rindërtimin të mos kenë kosto dyfish” tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër kompanitë e sigurimit u shprehën të gatshme për t’iu përgjigjur të gjithë banorët që kanë paguar siguracionin e shtëpisë.




Skip to toolbar