Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Ilir Zela është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Tomi Frashëri. Ilir Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017 dhe është larguar për motive personale. Largimi i tij është bërë zyrtar edhe me vendim të Këshillit të Ministrave, i cili ka vendosur gjithashtu të zëvendësojë atë me Tomi Frashërin.
Tomi Frashëri ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama dhe pritet të votohet në Kuvend më 19 dhjetor.