Ministri i jashtëm italian, nesër në Tiranë. Takim me Ramën e Metën

POLITIKË


Ministri i Jashtëm italian dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio do të vizitojë të mërkurën Shqipërinë. Di Maio do të zhvillojë një takim me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri Di Maio do të vizitojë nga afër edhe banorët e prekur nga tërmeti, ku në orën 12:00 do të ndodhet në kampin e ngritur në Vorë. Di Maio do shoh dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit si dhe do të dhurojë ndihma të nevojshme për lehtësim për të përballuar fatkeqësitë dhe situatat emergjente, të siguruar nga Mbrojtja Civile Italiane.





Skip to toolbar