Policia në kërkim të dy kandidatëve të LSI

AKTUALITET


Policia njoftoi se janë arrestuar 9 persona dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim për t’u arrestuar si përgjegjës për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit. Mes personave që janë në kërkim janë dy ish kandidatë për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për pronarin e Vila Palma Arben Qato si dhe ish drejtorin e ALUIZN-it në Durrës Flamur Gjuzi.

Të dy si Gjuzi dhe Qato kanë qenë ish-kandidatë për deputetë të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në kërkim janë edhe ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë, ku vdiqën 8 persona, pronari i ‘Bar Barons’ Artur Terziu, ish-drejtori i INUV-it Artur Çela, por edhe emra të tjerë.

Por Lutfi Minxhozi nga Policia e Shtetit deklaroi se nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, pasi ata që u larguan jashtë vendit dhe që tani janë shpallur në kërkim “nuk kanë pasur dijeni për hetimin, njëri është larguar para tërmetit, të tjerët edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar janë larguar një ditë pas tërmetit”, para se të niste hetimi.  

Emrat e personave në kërkim

Arben Qato pronar i Vila Palma

Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë



Skip to toolbar