Gjekmarkaj: Të reagojmë me protesta kundër paketës Anti-Shpifje

AKTUALITET


I pranishëm në tryezën e opozitës për lirinë e medias, analisti Agron Gjekmarkaj, ka kërkuar që opozita të reagojë me protesta kundër paketës Anti-shpifje që propozon qeveria, për të cilën analisti thotë se kufizon jo vetëm lirinë e medias por edhe demokracinë në tërësi.

Gjekmarkaj është shprehur se e gjithë shoqëria shqiptare duhet të reagojë me protesta kundër censurës, por edhe problemeve të tjera.

“Derisa të zhbëhet ky ligj ne do të jetojmë në një demokraci të kufizuar. Opozita duhet të reagojë me protesta si në çështjen e lirisë së votës. Këtë duhet ta bëjë shoqëria dhe jo vetëm 2-3 mijë gazetarë. Nëse shoqëria nuk përgjigjet nuk është faji i opozitës, por i shoqërisë, e cila do të durojë edhe probleme të tjera përveç censurës dhe lirisë së informimit të drejtë”, është shprehur Gjekmarkaj në këtë tryezë.

Ndërsa kreu i PD-së, Basha premtoi se kur PD të vijë në pushtet do ta shfuqizojë këtë paketë.



Skip to toolbar