Takimi i Metës me Soros, Kulluri: Mic Sokoli apo Micky Mouse?

POLITIKË


Takimi i kreut të shtetit me Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, të cilin Meta e akuzoi për “deep state” është kritikuar ashpër nga analisti Edvin Kulluri, i cili me ironi i ka kujtuar Presidentit të Republikës fjalët e tij, kur ai e cilësoi veten nga vendi i “Mic Sokolit”.

Duke ironizuar fjalët e Metës, Kulluri ngre një pyetje me sarkazëm ndaj kreut të shtetit. “Mic Sokoli, apo Micky Mouse? Kjo është çështja”, shkruan Kulluri, ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, duke e shoqëruar me foton e shpërndarë nga vetë Presidenca gjatë takimit të Metës me Alex Soros.

Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetmi që ka kritikuar këtë takim, duke pasur parasysh akuzat e forta që Meta ndaj babait të Alexit në korrik të vitit 2019, duke u shprehur se “Soros qëndronte pas një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. Një natë më herët, Meta priti në takimin djalin e George Soros, takim për të cilin nuk u tha çfarë u diskutua, por presidenca deklaroi se Meta i njohu të pranishmit me shqetësimet për kapjen e institucioneve dhe Gjykatës Kushtetuese.



Skip to toolbar