Pak pas mesnatës të së dielës, policia rrugore ndaloi dhe shoqëroi në komisariat këngëtarin e njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka. Sipas lajmit që raporton Balkanweb, këngëtari është arrestuar pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është ndaluar nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.4 rreth orës 00:15 minuta.
Aleksandër Gjoka ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Chervolet” në rrugën “Sotir Caci”, kur është ndaluar nga policia. Atij i është bërë testi i alkolit, ku ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Policia e ka ndaluar këngëtarin duke e shoqëruar në komisariat, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorm Tiranë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.