Banorët e Ishmit i ankohen PD: INUK po na vë gjoba

AKTUALITET


Ish deputeti i PD-së Luan Baçi ka zhvilluar një takim me disa banorë në fshatin Shetaj të Ishmit, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti. Banorët i janë ankuar ish deputetit demokrat se jo vetëm nuk kanë marrë ndihmë për rindërtimin e shtëpive por edhe se inspektorët e INUK të Durrësit nuk po i lejojnë t’i rindërtojnë pasi, sipas tij, po i gjobisin.

Një prej banorëve, Ismet Shetaj denoncoi inspektorin e INUK-ut të Durrësit, Ardit Halili, që sipas tij e gjobiti me 5 milionë lekë pas punimeve për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. “Shtëpinë po e rregulloj me të ardhurat e mia. Askush s’më ka ndihmuar. Po punoj me fjalën e Edi Ramës se kush ka lek ta ndërtojë vetë shtëpinë. Tani po na vë gjoba.”- tha banori i Ishmit.

Ndërkohë, Zejdi Kaculi nga fshati Ishëm i tha ish deputetit Luan Baçi se shtëpia e tij ishte vlerësuar 3 herë që pas 21 shtatorit. “Në tërmetin e parë inxhinierët thanë se është i pabanueshëm. Në tërmetin e dytë thanë është e pabanueshme. Kur erdhën një grup tjetër na thanë: Kjo është vetëm për çati. U thashë “banoni ju këtu se e rregulloj unë çatinë. Kjo nuk është e banueshme. Këtu jetojnë njerëz, jo gjëja e gjallë,”- u shpreh ai i revoltuar.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1325849494289899/?__xts__[0]=68.ARCwEfDhFX5PKsew0d4kYsIPXWyuQH_QBl2fLDW7c3TJufhCLhLYkHb1A7dt31iHw4e8EYeCTRJA6SOqbbqzPUCSOz135oXee0y85qxQ3V0-uPb1pdrAC9lf0rFe85N1x-WUyyRw-bZEOGrNLp1byis3nHbHdd4FEsHQyI8Qx5FW6sqemvVnueUUsGMMOdKNrJVvlZqESw6STSF5JasZ20zti4vYXTzU7Lk0uEN6CVmbyqquVHH_VwWljGf3eF26960n1nJpezjueD6_I7d6urIOXvS541z7NK_NgqcJYzCSyg-oKCfH0qD1oa4yy0nPDspJe_YEAJxSOEpmAnZyw2cx8ACI&__tn__=-R


Skip to toolbar