Temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vend.
Bëhet fjalë për një 52-vjeçar në Maliq, i cili mësohet se ishte një endacak që kishte gjetur strehë në një godinë të braktisur.
Trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku. Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.