Rama e quan veten “gjysmë prift e gjysmë hoxhë…”

AKTUALITET


I pranishëm në burgun e grave Rama, ndërsa dha lajmin e mirë për amnistinë prej së cilës 28 gra lënë qelitë dhe të tjerat përfitojnë ulje dënimi, kryeministri premtoi se do të rikthehej për t’i takuar pa kamera me vete ku ata të mund të flasin dhe rrëfehen më lirshëm, ndërsa veten e tij e cilësoi si gjysmë prift e gjysmë hoxhë.

 “Do kujdesemi që gjithsecilës t’i jepet një mundësi për punë, me vëmendje të kuptojmë çfarë nevojash mund t’i plotësojmë do bëjmë që nga ana jonë të paktën të mos ndieni indiferencë por solidaritet.

Faleminderit për këtë emocion e këtë shkëmbim fjalësh në këtë shesh që është i paharrueshëm për të gjitha ju, por mbresëlënës edhe për mua. Ju thashë që në një moment tjetër pas vitit të ri do rikthehem për të diskutuar, por në një ambient më të ngrohtë që edhe ju ta keni më të lehtë për të folur, e unë me këtë pamjen time prej gjysmë prifti e gjysmë hoxhe besoj do jetë edhe më e lehtë për ju që të rrëfeheni pa kamera”, tha Rama, i cili me syrin e piktorit, i magjepsur nga një prej pikturave të varura në oborrin e burgut, tha se sapo të shesë një nga pikturat e tij do blejë atë, jo për bamirësi, por sepse thjesht është kryevepër.

 “Pashë me bisht të syrit aty një pikturë që është një kryevepër, gjëja e parë që do doja të bëja është që në momentin që do shitet një pikturë e imja me ato që do marr do blej atë pikturën aty jo për bamirësi por është një kryevepër, ju siguroj”, tha Kryeministri.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri ka nisur një rubrikë në faqen e tij në facebook ku publikon thënie të marra nga Librat e Shenjtë, dhe ndoshta kjo është arsyeja që ai e quan veten gjysmë prift dhe gjysmë hoxhë, pa harruar edhe mjekrën që ka lënë të rritet muajt e fundit.



Skip to toolbar