Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë punës teksa ishin duke fikur flakët e zjarrit që përfshinë pallatin 5-katësh në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së të shtunës, ndërkohë që ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët.
Zjarri përfshiu një apartament në një pallat 5-katësh, pranë Kishës. E gjithë zona u përfshi nga shtëllunga tymi dhe flakë të mëdha zjarri duke shkaktuar panik te banorët.
Policia dhe forcat e shërbimit zjarrfikës kanë bërë evakuimin e banorëve që shpëtuan pa lëndime. Të vetmit që u lënduan janë dy zjarrfikës që morën pjesë në aksionin për shuarjen e flakëve të zjarrit.