Balluku, festë me fëmijët e naftëtarëve

AKTUALITET


Duke filluar nga 1 Janari naftëtarët do të përfitojnë rritje page, deri në 18 përqind. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e dha lajmin e mirë për të gjithë këta punëtorë gjatë festës së Vitit të Ri të organizuar për fëmijët e naftëtarëve nga Fieri, Patosi, Mallakastra, Roskoveci, Kuçova, Selenica etj.

“Festat e fundvitit janë momente festive për të gjithë dhe ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët. Për këtë arsye, duhet treguar vëmendje që gjithkush të ketë mundësi të gëzojë në këtë fund vit.


Unë jam shumë e lumtur sot që takoj fëmijët e naftëtarëve, të cilët janë nga punëtorët më të dalluar dhe kanë qenë në të gjitha kohërat. Janë njerëz që impenjohen shumë, puna është e vështirë, besoj që mami dhe babi ju kanë treguar gjithmonë sesa e vështirë është të punosh në fushën e naftës, por ata ja dalin gjithmonë me sukses. Kemi dhe një lajm të mirë për ta, që të gjithë naftëtarëve ne kemi vendosur t’ju rrisim edhe pagën”, u shpreh ministrja Balluku.

Rritja e konsiderueshme e pagës për këta punonjës synon nxitjen e mëtejshme të ndërmarrjes Alpetrol për të arritur sa më parë objektivat e vendosura nga MIE në sektorin e hidrokarbureve për vitin e ri 2020.




Skip to toolbar