Kombëtarja e nis 2020 me miqësore ndaj Sllovenisë

SPORT


Kombëtarja shqiptare do e nisë vitin e ri me një miqësore në fushë asnjanëse ndaj Sllovenisë. Edhe pse mungon ende konfirmimi zyrtar i vijimit të bashkëpunimit me Edi Rejan, FSHF ka hedhur hapin për gjetjen e një kundërshtari për të zhvilluar një test miqësorë, të cilin FSHF e ka konfirmuar me anë të një njoftimi për mediat ku shkruhet se Shqipëria do të luajë me Slloveninë me 30 mars 2020.

Trajneri Edy Reja do të ketë mundësinë të provojë disa nga futbollistët për t’i pasur idetë sa më të qarta deri në nisjen e eliminatoreve të Botërorit.

Federata e Futbollit ka dakordësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45. Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF.



Skip to toolbar