Lëkundje tërmeti edhe në natën e ndërrimit të viteve

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka lëkundur vendin këtë fillim viti. Lëkundja është regjistruar me epiqendër detin Adriatik rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km, pothuajse në të njëjtën orë kur ra tërmeti i fuqishëm që shkundi vendin vitin e shkuar, në 26 Nëntor e si pasojë humbën jetën 51 persona.

Pas tij janë shënuar edhe disa pas lëkundje të lehta, me magnitudë rreth 2 të shkallës rihter. Sipas sizmologëve pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit do të vazhdojnë, janë normale, por pa panik. Ato mund të zgjasin deri në 6 muaj apo edhe më tepër.



Skip to toolbar