“Vasil Shanto” pa drita, OSHEE: Pallati u ndërtua mbi telat e korrentit

AKTUALITET


Disa lagje të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të avarisë në rrjet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës është pa energji prej më shumë se 1 ore. Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabllot elektrike prapa ‘Vasil Shantos’.

Po kështu, bëhet me dije se në të gjithë Tiranën ka stakime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë. “Sikurse shihet në foto, punonjësit e OSHEE janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i Nst Selitë. Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë”, deklaroi OSHEE.



Skip to toolbar