Vdes 35-vjeçari në Tiranë, hidhet nga kati i nëntë i pallatit

AKTUALITET


Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 9 i pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Akti ekstrem i të riut është ndërmarrë në kushte të rënduara psikologjike duke bërë që në orën 07:10 të mëngjesit të hidhet nga ballkoni i banesës së tij në katin e 9. Lartësia ka qenë fatale ku 35-vjeçari me iniciale A.SH. humbi jetën menjëherë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar