Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” pa afat për Erdet Çapokun, 34-vjeçarin që masakroi me shkop druri kunatën e tij, Enkeleda Çapokun në Paskuqan. Gjyqtari Lazer Sallaku konfirmoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e me burg të tij pa afat.
Erdet Çapoku vrau nusen e vëllait mbrëmjen e të enjtes në banesën e nënës së saj dhe në sy të vazjës së mitur. Viktima kishte bërë më herët kallëzim ndaj këtij personi, pasi e kërcënonte vazhdimit, por Erdet Çapoku shkoi në banesën ku qëndronte Enkeleda Çapoku dhe e goditit atë me shkop druri deri sa i mori jetën. E gjithë skena e krimit u krye në sy të vajzës së viktimës.
Në dëshminë e tij para policisë, Çapoku tha se nuk donte ta vriste, por thjeshtë të nxirrte “dufin” për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte pasur me kunatën e tij.
“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Dyshoja se tradhtonte vëllanë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia”, tha ai.
Çapoku punonte si faturino urbanësh, ndërsa vëllai i tij, burri i viktimës është i dënuar me 10 vite burg për trafikim droge. Sipas hetimeve paraprake bashkëshorti i Enkelejdës i kishte kërkuar vëllait të ruante nusen se mos e tradhtonte ndërkohë që ai ndodhej në burg.