Përdhunimi dhe vrasja e Dritës, nëna e adoleshentit: E pabesueshme, Luisi hante bukë te ajo

AKTUALITET


Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit në Gjerbës të Mallakastrës. Gruaja u përdhunua, më pas u vra për t’u hedhur në fund në rezervuarin e fshatit me qëllim humbjen e gjurmëve nga tre të rinjtë Erviz Zotaj, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj. Nëna e këtij të fundit është shprehur se djali i saj e kishte si nënën e tij Dritën dhe nuk do ta bënte kurrë një krim të tillë ndaj 51 vjeçares.

“Drita e ka larë, i ka dhënë bukë dhe e ka rritur Luisin. Djali im nuk ka bërë diçka të tillë ndaj saj”, shprehet e Mimoza Saliaj, nëna e Luis Saliajt, djalit 16-vjeçar që ka edhe babanë në burg për kultivim lëndësh narkotike. “Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, u shpreh nëna e Luisit, duke shtuar se nëse ai e ka bërë një gjë të tillë, të vuajë dënimin, por që nga ana tjetër ka kërkuar që policia të zbardhë të vërtetën.



Skip to toolbar