Kuvendi zgjedh kryeministër propozimin e Putin, asnjë votë kundër

BOTA


Mikhail Mishustin është ratifikuar si Kryeministër i ardhshëm i Rusisë nga deputetët e ‘Duma’, parlamenti rus, pas një dorëheqje së kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Medvedev.

Vladimir Putin më herët kishte propozuar Mishustin, ish-kreun e Shërbimit Federal të Taksave, si një kandidat. Në një votim dërrmues, 383 ligjvënës mbështetën kandidaturën e Mishustin. Asnjë deputet i vetëm nuk hodhi votën e tij kundër Kryeministrit, por 41 deputetë – anëtarë të Partisë Komuniste Ruse – zgjodhën të abstenojnë.

Mishustin ka premtuar tashmë një riorganizim të madh të kabinetit, do të thotë se disa fytyra të freskëta mund të shfaqen si ministra të rinj.

“Gjëja e parë për të bërë është që të angazhohemi seriozisht në reformën institucionale dhe të menaxhimit, dhe, natyrisht, të sjellim teknologjitë më të përparuara të informacionit”, tha kryeministri i ri. Mishustin u sugjerua nga Presidenti Vladimir Putin si një zëvendësim i kryeministrit për një kohë të gjatë Dmitry Medvedev, të cilit i është ofruar një pozicion si zëvendës shef i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Politikani 53-vjeçar ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe është përshkruar si një teknokrat me profil të ulët që arriti të shtyjë shërbimin e taksave të Rusisë në një efikasitet të dukshëm. Por Mishustin është mjaftë i njohur për Putin pasi janë lojtarë të së njëjtës skuadër në Hockey.



Skip to toolbar