Keidi Bare drejt La Liga, Marca: Getafe do mesfushorin shqiptar

AKTUALITET


Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare është në listën e disa klubeve në Spanjë. Mirëpo, prestigjiozja “Marca” raporton se mesfushori i Malagas, është më pranë ekipit të Getafe në La Liga.

Sipas një shkrimi të botuar këtë 17 janar, “Marca” shkruan se ndonëse Malaga refuzoi ofertën e parë të Getafes për mesfushorin shqiptar, klubi i elitës së futbollit në Spanjë nuk dorëzohet.

Ata i kanë bërë një ofertë të dytë Malagas për të marrë shërbimet e Keidi Bares. Deri më tani nuk ka shumë detaje nga kontaktet mes palëve, por nëse marrëveshja do të arrihet, Bare do të shkojë te Getafe së shpejti. Skuadrat spanjolle, të kategorisë së parë dhe të dytë, po shfrytëzojnë krizën ekonomike të Malagas.

Keidi Bare është një nga lojtarët që është në qendër të lajmeve të merkatos së transferimeve, por deri më tani ende nuk ka pasur tratativa konkrete. Megjithatë, nëse mesfushori do të kalonte te Getafe, për të do të ishte një hap i madh në karrierën e tij personale duke luajtur në La Liga.



Skip to toolbar