Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar kreun e demokratëve, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatë së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij, duke publikuar dhe shkrimin e The Times.
Në një postim në “Facebook”, numri dy i publikon shkrimin e gazetës britanike “The Times”, që sipas tij, publikon prova të reja, “që konfirmojnë përfundimisht faktin se një kompani skoceze guaskë (SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandëshkuar.
“Hetim britanik për dosjen “Basha-675mijë dollarë”, provat e reja konfirmojnë pagesat dhe krimin. Partia Demokratike, jo i pandëshkuari Lulzim Basha sikurse e quan gazeta The Times, i detyrohen publikut shqiptar një përgjigje të menjëhershme. “The Times ka zbuluar se SLP në qendër të skandalit politik në Shqipëri është Biniatta Trade e regjistruar nga Edinburg. Në vitin 2018 në regjistrat publikë rezulton të jenë paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të zotit Basha”, shkruan Balla.