Konflikti për pronën është bërë sërish objekt sherri dhe kërcënimi jete për qytetarët. Dy kushërinj janë konfliktuar mes tyre për motive pronësie, duke bërë që njëri prej tyre në gjaknxehtësi e sipër të marrë një pistoletë manovër dhe ta qëllojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në vendin e quajtur “Valias” në Kashar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi me inicialet E. B., ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B. Pas njoftimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B., ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.