Ngjela në Real Story: Nëse SPAK nuk heton 21 Janarin, dështon SHBA

POLITIKË


Avokati Spartak Ngjela ka besim se SPAK do e hetojë çështjen e 21 janarit, pasi sipas tij nëse SPAK nuk e heton këtë çështje, dështon politika amerikane në Shqipëri. Ketë deklaratë e ka bërë në emisionin Real Story të Sokol Ballës në News 24, ku deklaroi se “21 Janari” i 2011 ishte një krim, që sipas tij, do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, në mënyrë drastike, ashtu si dhe aktet e tjera korruptive apo krimet shtetërore”.

“9 vjet pas lufte nuk kujtohet as lufta, por krimi është krim. Ajo ishte një dalldi psikike e disa pushtetarëve, që nuk njohin as shtetin. Cili do ishte ai kryeministër në botë, që do ta ndante koalicionin me Metën, pas videos së Metës? Asnjë! Ku gaboi Saliu, që vrau katër vetë? Se nuk prishi koalicionin me Metën. Pse nuk e lëshoi zëvendësministrin që u kap me presh në duar? Sepse ai nuk kishte votat për të mbajtur pushtetin. Nuk është çështje e thjeshtë kjo, do ta zgjidhë Reforma në Drejtësi. Të gjitha këto çështje do t’i rihapë SPAK. Ne do presim. Tani dimë që SPAK-un e kanë krijuar ndërkombëtarët, presim drejtësi, pa ata nuk bëjmë dot gjë. Ju lutem, pushteti merret me vota, por me vota në zgjedhje të lira. Çdo vend që nuk ka vendosur drejtësinë nuk mund të flasë për demokracinë në funksion të zgjedhjeve, sepse ka korrupsion, me korrupsion merren para dhe me para merren zgjedhjet. Do fillojë hetimi në mënyrë drastike kundër kësaj çështjeje, tani SPAK është drejt fundit, po presim të krijohet Struktura e Akuzës dhe Hetimit dhe pastaj do ngrihet dhe Gjykata e Posaçme, që ky krim është objekt i këtij sistemi, kjo nuk diskutohet. Çdo akt korruptiv apo krim shtetëror, që është hetuar, do rihetohet. Nëse SPAK nuk e bën këtë, nuk është në interes të shqiptarëve, dështon politika amerikane në Shqipëri, që është e pamundur”, tha Ngjela.



Skip to toolbar