Deputeti ofron 3 milionë dollarë për kokën e Donald Trump

AKTUALITET


Deputeti iranian Ahmad Hamzeh  ka ofruar 3 milionë dollarë për personin që do të vrasë Presidentin amerikan Donald Trump. Sipas euroneës Ahmad Hamzeh e ofroi këtë shpërblim në emër të popullit të Kerman, ku është varrosur dhe gjenerali iranian, Qassem Soleimani.

“Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë ata janë ushtarë të Qassem Soleimani dhe të gjithë nuk kemi frikë të bëhemi dëshmorë. Ne i japim 3 milion dollarë në të holla kujtdo që vret Trump”, tha Hamzeh, në fjalimin e tij të martën në parlament.

Më tej ai kërcënoi Shtetet e Bashkuara dhe bazat e saj ushtarake si dhe ambasadat në rajon. “Do ta shijoni këtë realitet që udhëheqësi ushtarak Qassem Soleimani është më i fuqishëm në vdekje sesa para se të vritej”.

Gjatë fjalës së tij, ligjvënësi iranian, Hamzeh tha se nëse Irani do të fillojë prodhimin e armëve bërthamore dhe do të mund ta mbrojë veten e tij.

“Nëse ne do të kishim armë bërthamore, ne do të mbroheshim nga kërcënimet. Ne duhet të fillojmë ndërtimin e raketave me rreze të gjerë. Kjo është e drejta jonë”, u shpreh ai. SHBA dhe aleatët e saj e kanë akuzuar Iranin prej kohësh për tentativat e prodhimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Ahmad Hamzeh



Skip to toolbar