Analisti Eduard Zaloshnja deklaroi në Real Story se opozita nuk është e interesuar për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pasi me sistemin aktual me lista të mbyllura ka më shumë gjasa të vijë në pushtet. “Opozita përbëhet nga dy parti, një e madhe, një e mesme dhe 5-6 të vogla. Ato kanë gjasa më të mëdha të vijnë kështu në pushtet sesa nëse ndryshohet sistemi. E provoi në 2009 që bëri trenin, me një lokomotivë të fuqishme dhe vagonë. PS në 2013 mori një lokomotivë të vogël dhe me vete 37 të tjera të vogla sa kishte. Ndodhet në situatën që ishte Rama në 2013, pasi e provoi në 2009 që nuk fitoi dhe tentoi më pas koalicionin e madh. Pra, opozita është e interesuar për këtë sistem. Ndërsa mazhoranca mund të jetë e interesuar për të ndryshuar sistemin, pasi mendon se mund të fitojë sërish, por që nuk besoj se do e bëjë. Pasi për të ndryshuar sistemin duhet konsensusi i opozitës. Nëse nuk merret ky konsensus, unë nuk besoj që Partia Socialiste do të lejohet nga ndërkombëtarët për të ndryshuar sistemin”, tha Eduard Zaloshnja.
Sistemi zgjedhor, Zaloshnja: Opozita nuk ka interes për ta ndryshuar
POLITIKË23:01 - 22/01/2020