Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka ndërruar jetë në shtëpi ndërsa në spitalin e Kavajës është dërguar pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të njësisë Administrative Synej në rrethin e Kavajës. Mjekët e spitalit të Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03:00 të mëngjesit të së shtunës. Më pas prindërit e tij në orën 07:00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.
Mjeku i familjes, ai që ligjërisht, firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar pa mësuar shkakun e vdekjes. Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit (pasi Kavaja nuk e ka një të tillë) ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.