Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 19 të Superligës, pasi 90 minutat në Loro Boriçi janë mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Në Shkodër më kërkues ishin vendasit, por tentativat e tyre nuk u kthyen në asnjë rast në gol. Në këtë sfidë nuk mungoi as tensioni pasi disa tifozë vendas hodhën sende të palejuara në fushë, si shkak edhe i vendimeve të arbitrit.
Ndërkohë sfida tjetër e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit ka përfunduar me shifrat 1-0. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e ‘ujqërve’ pas asaj të martën kundër Partizanit, ndërsa vlonjatët vijojnë serinë e humbjeve, duke e komplikuar në maksimum mbijetesën.