Një makinë ka rënë në një kanal në fshatin Risili në Vlorë dhe më pas ka marrë flakë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë prej tij, por menjëherë është zhdukur nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia tha se po kërkonte drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje, por ai është larguar nga vendngjarja, duke sjellë dyshime se makina me targa VL1836C ka qenë pa dokumente. Policia po punon për gjetjen e shoferit dhe marrjen e tij në pyetje në lidhje me aksidentin, por dhe largimin e tij nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, dhe në Unazën e Elbasanit, 50-vjeçari D.M., duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin B. H., 80 vjeç. Ai ndodhet në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.