“Russiagate”, kreu i PD doli i pafajshëm. Prokuroria apelon vendimin për Bashën

AKTUALITET


Prokuroria ka apelur vendimin e Gjykatës së Tiranës , e cila vendosi pushimin e çështjes për Lulzim Bashën, i akuzuar për “Falsifikimit të formularëve”, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkura të Amerikës për shumën 675 mijë dollarë. Të pandehur në këtë çështje ishin dhe dy zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi.

Ndaj të treve, fillimisht organi i akuzës nisi hetimet për akuzën e “pastrimit të parave”, akuzë e cila u pezullua në përfundim të hetimeve. Përpara se dosja të dërgohej në Gjykatë, tre prokurorët ishin të ndarë. Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako ishin prokurorët që firmosën që dosja të dërgohej në gjykatë për akuzën e “falisifikimit të dokumentave”, ndërsa pushuan akuzën për “pastrim të parave”. Ndërkohë, nuk ishte i të njëjtit mendim prokurori Kolë Hysenaj, i cili refuzoi të firmosë dërgimin e dosjes për gjykim. Prokurori Hysenaj kërkoi që hetimet të vijonin.



Skip to toolbar