Pranga të riut me 12 klandestinë, u merrte nga 500 euro

AKTUALITET


Një 27-vjeçar nga Korça është arrestuar të hënën, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës kundrejt pagesës.

Burime zyrtare thanë se është arrestuar i riu i identifikuar si A. Sh.. 27-vjeçari u arrestuar në unazën e qytetit të Bilishtit me 12 shtetas të huaj në makinën tip “Citroen” kundrejt 500 eurove për person. Kanë nisur hetimet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet nga 5 deri në 10 vjet burg.





Skip to toolbar