Koronavirusi, shkon në 361 numri i të vdekurve. Izolohet një tjetër qytet në Kinë

AKTUALITET


Ka arritur në 361 numri i personave të vdekur ndërsa në 17205 i të prekurve nga koronavirusi i ri (2019-nCoV) në Kinë.

Bashkë me këtë është rritur në 19.544 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi. Ndërkohë që nën mbikëqyrje janë vendosur 137.594 persona dhe se deri më sot 328 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali.

NHC bëri të ditur se trupat e të vdekurve nga epidemia e koronavirusit do të digjen në krematoriumet që ndodhen pranë spitalit.

Përveç territorit të Kinës thuhet se 21 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 14 në Hong Kong dhe 7 në Macau.

Sakaq, autoritetet kineze njoftuan sot masa të reja për bllokimin e qytetit Wenzhou me 9 milionë banorë në bregun lindor të Kinës, në rastin e parë të masave të karantinës që po zgjaten jashtë provincës Hubei-t, ku filloi shpërthimi i koronavirusit.

Sipas një njoftimi të qeverisë së Wenzhou-së, masat përfshijnë mbylljen e rrugëve dhe kufizime në lëvizjen e banorëve.

Familjeve do t’u lejohet të dërgojnë vetëm një pjesëtar jashtë shtëpisë çdo dy ditë, për të blerë gjëra të nevojshme. Banorët janë këshilluar të mos largohen nga shtëpitë, përveç rasteve për të kërkuar ndihmë mjekësore ose arsye të ngjashme



Skip to toolbar